Dy-tri herë bravooo “yllit botëror”

(sg – ap, 8 maj 22)
…sot mësova se albumi i Dua Lipa “Future Nostalgia” qenka i 6-i globalisht (psh. qenka para atyre të Adele, Ed Sheeran, Taylor Swift etj etj – kuptohet, bravooo) – po ashtu mësova se më 17-18 Maj na ardhka për koncert në Ziggo Dome, Amsterdam (anise vetë s’kam ndërmend të shkoj, them bravooo që ardhka, saherë të vjen… mirësevjen në Lulandi : )
…para 2-3 javësh e pata postuar një “screen” të Spotify ku thuhej se Dua qenkesh e 4-ta në botë (si këngëtare), me rreth 70 milionë degjues në muaj, Spotify e quante “yll botëror” (dmth. diç si Madonna, M. Jackson… e këso yjesh – edhe atëherë i pata thënë bravooo, natyrisht)